Zbulohet statuja e Minerves 2 meter e 16 cm e larte ne Shqiperi

Minerva , nje tjeter zbulim befasues ne Butrint
Minerva, bukuria doli mbi dhe !

Autorė tė zbulimit tė rrallė janė drejtori Ēondi dhe arkeologėt e rinj
Saimir Shpuza e Sabrina Veseli . nga Butrinti: Thoma Nika
:

Minerva, perėndesha e dijes ne lashtesi, dje u zbulua e tėra. Finesa e statujės sė bukur, derdhur e tėra nė mermer, ėshtė soditur gjatė dje pas pėrfundimit tė gėrmimeve dhe pas daljes nė dritė tė tė gjithė statujės.Cilėsuar si gjetja mė e rrallė e zbuluar nė 70 vjet gėrmime nė kėtė qendėr tė zhvillimit tė jetės nė antikitet, dje ky zbulim ėshtė diskutuar gjatė mes arkeologėve. Nė mbrėmjen e djeshme, perėndesha romake Minerva, perėndeshė e dijes dhe e mbrojtjes, u ringrit mė kėmbė dhe arkeologėt qė e sollėn atė nė dritė, njerėz tė mediave tė ndryshme, qė ishin tė pranishėm, i gėzoheshin shtatores mbinjerėzore tė derdhur nė mermer. Tani flitet mė saktėsisht edhe pėr pėrmasat e saja, tė cilat, sipas drejtorit tė departamentit tė arkeologjisė nė Butrint, dr. prof.as. Dhimitėr Ēondi, jane 2.16 m e gjatė dhe me gjerėsi 0.65m. Banesa romake, fare pranė amfiteatrit tė qytetit antik, aty ku ekspedita arkeologjike shqiptare e drejtuar nga Ēondi, ku ėshtė duke kryer gėrmime, sipas njė plani shkencor, ėshtė vendi i zbulimit tė shtatores sė rrallė. Autorė tė zbulimit tė rrallė janė drejtori Ēondi dhe arkeologėt e rinj Saimir Shpuza e Sabrina Veseli.

Ēfarė paraqet shtatorja e Minervės
Ajo ėshtė njė skupturė masive, e pashembullt me asnjė zbulim tjetėr tė deritanishėm, qė prej viteve 1922, vit kur aty nisi gėrmimet arkeologu italian Ugolini. Shtatorja ėshtė ende e pėrbaltur, e padallueshme mirė nė tipare tė fytyrės. Nė tėrė gjatėsinė e saj shtatorja ka gjurmė dėmtimesh, edhe mė tė dallueshme nė pjesėn e kokės e tė fytyrės, tė cilat shpjegohen si gjurmė goditjesh qė ka marrė skulptura. Kėmba e majtė e saj ėshtė disi e pėrthyer, e mbėshtjellė me veshje (emation), qė e mbėrthen njė rrip nė mesin e trupit. Lartėsia mbinjerėzore e shtatit, qėllimshėm i tejkalon pėrmasat njerėzore, pėr tė dhėnė imazhin mbitokėsor tė perėndisė.Ēondi thotė se njė ditė para zbulimit tė bujshėm, ekspedita e drejtuar prej tij kishte hasur nė njė gisht qė kuptohej se i pėrkiste njė skulpture me madhėsi natyrore. Kjo gjetje, edhe ajo e pakrahasueshme me tėrė pėrmasat e objekteve tė rezultuara nga gėrmimet nė Shqipėri, shėrbeu si njė "parathėnie" pėr atė qė do tė vinte mė pas, pėr shtatoren e Minervės sė bukur. Shkallė-shkallė u zbuluan edhe njė mbishkrim, njė vulė e stampuar mbi njė tullė me shkrim latin. Zbulimi i fundit i shtatores madhėshtore, i bashkohet burrit me togė, qė pėrfaqėson perėndinė romake tė shėndetėsisė, Ekulapit, shtatit tė njė gruaje tė ekspozuar nė portikun e Muzeut tė Butrintit dhe shtatoreve tė Apolonit e tė Dionizit, tė gjetura te Nimfeu nė Butrint, ndonėse tė pėrmasave mė tė vogla.Mendohet qė mermeri me tė cilin ėshtė punuar shtatorja tė jetė romake e tė jetė punuar po aty, pėrderisa specialistėt thonė me bindje se ajo nuk i pėrket shkollės sė skulpturės sė kryeqendrės sė asaj kohe, Finiqit. Njėherėsh mendohet qė vepra u pėrket disa brezave skuptorėsh dhe se ėshtė njė skulpturė nė lėvizje.

Surpriza e skenės sė Festivalit Ndėrkombėtar Teatror
Kaluan vetėm disa ēaste kundrimi tė shtatores, disa minuta, dhe ndaj saj qė mbrėmė u duk pėrkujdesja e dorės sė specialistit. Nisi, si tė thuash "mbrojtja" e saj. Bukuria e mermertė u fashit nga disa shtresa mbrojtėse prej plastmasi, pėr t'u zbuluar sėrish sot. Jo mė pėr tė kėnaqur vėmendjen e kureshtarėve tė shumtė dhe tė atyre qė prej natės sė mbrėmshme nisėn tė pozojnė pranė Minervės. Nė kėta kureshtarė u pėrfshinė edhe disa anglezė, tė cilėt mėsuam se bėjnė vullnetarisht "krehjen" e gjelbėrimit tė parkut tė Butrintit. Sot e nė vazhdim do tė nisė pastrimi i veprės, do tė dalin nė pah vlerat e mermerit tė rrallė. Dhe ideja e dėshira e arkeologėve ėshtė qė pjesėmarrėsve tė Festivalit Teatror Evropian "Butrinti, 2000" qė, mė 2 shtator, ngre siparin e edicionit tė tij tė tretė t'u bėhet surpiza e gjetjes sė kėsaj perėndeshe nė skenė. Ndėrkohė, Ēondi programon tė nisė punėn studimore pėr tė vėrtetuar hipotezėn qė shtatorja ėshtė e Minervės romake dhe e askujt tjetėr,me metodėn e krahasueshmėrisė.

Reagimi
Mbėrritja nė kėtė zbulim tė pėrmasave tė pahasura deri sot mėsojmė se bėhet shkas pėr tė sensibilizuar nė masėn e nevojshme qarqet shkencore tė arkeologjisė, tė cilat shprehėn interesim tė veēantė. Ka konfirmim se sot mbėrrin nė Butrint lordi Rodchild. Por nuk mungojnė edhe reagime tė njė sensi tjetėr. Pėrderisa arkeologėt ndihen tė fyer qė, mbi zbulimet e tyre, shkelin me kėmbė zaptuesit e trojeve qė, mbi pasuri tė tilla, ngrenė lokale e kafene, tė vjen mire qė shteti ka nisur tė ndiejė shqetėsimin e tyre. Njė telefonatė e orėve tė mbrėmjes sė djeshme me drejtorin e parkut Auron Tare konfirmon ardhjen nė Butrint, po nesėr, tė Mark Nikollės ,drejtor i Policisė Ndėrtimore tė Republikės, qė, me porosi tė kryeministrit Nano, vjen pėr t'u thėnė ndal ndėrtimeve tė paligjshme brenda parkut.


Go back to : Welcome to Albania