Hėnė turke

pėr qiejt e Evropės


Olsi Jazexhi

 

Negociatat maratonė tė datės 3 Tetor 2005 qė u zhvilluan nė Luksemburg, pėr tė caktuar statusin e anėtarėsisė sė Turqisė nė Komunitetin Evropjan, dhe saga qė kėmbėngulja e Austrisė i shkaktoi kėsaj faze, ka sjellė sėrisht nė qiejt islamofobikė tė Evropės mitin e gjysmėhėnės turke. Ashtu si nė 12 shtator 1683 kur trupat osmane nėn udhėheqjen e kryevezirit shqiptar, Merzifonlu Kara Mustafa Pasha, rrethuan Vjenėn, nė 3 Tetor 2005 pėrfaqėsia e Austrisė nė BE mobilizoi forcat mė reaksionare, dhe ashtu si nė tė kaluarėn refuzoi avancimin turk drejt Evropės. 322 vite pas rrethimit tė Vjenės, nė Evropėn e ē’kishėruar nga iluminizmi evropjan, u pa se brezi i fondamentalizmit kristjan ėshtė ende aty. Pas kėmbėnguljes sė Austrisė pėr t’i thėnė jo – Islamit nė Evropė, qėndronte njė pjesė e mirė e opinionit publik evropjan. Kėshtu 80% e austriakėve, 74% e gjermanėve dhe 70% e francezėve sipas sondazheve tė eurobarometrit janė kundėr dhėnies sė dritės jeshile Turkut tė Madh tė Anadollit. Dhuna e opinionit publik ka detyruar shtete ku iluminizmi evropjan lindi, si Franca dhe Hollanda, tė deklarojnė se nėse Turqia do tė hyjė njė ditė nė BE, ato do tė mbajnė referendume mė parė. Megjithatė pro kampit turk, nė Evropėn e kėsaj radhe qėndrojnė polakėt, tė cilėt nė vitin 1683 ishin faktori kryesor qė ndihmuan nė dėshtimin e marrjes sė Vjenės. Pranė tyre, pėr njė Turqi nė Evropė qėndrojnė edhe britanikėt me spanjollėt.
 

Hėnė turke nė flamurin e BE-sė

 

Qarqet reaksionare evropjane, nė betejėn pėr tė mbajtur Turqinė larg duket se kanė arritur tė bindin mbi 50% tė evropjanėve tė deklarohen kundėr. Edhe pse Turqia ėshtė njė shtet shekullarist, qė respekton tė drejtat e feve tė tjera mė shumė sesa Italia, Sllovenia dhe Greqia, islamofobia evropjane ngre lloj – lloj akuzash kundėr vendit mė tė madh musliman tė Evropės. Akuzat ndaj Turqisė nisin qė me mitet e fabrikuara nė ditėt e Abdulhamidit II, tė cilat flasin pėr tė ashtuquajturin gjenocid armen, te trajtimi i kurdėve, e deri te sherrnaja qė dėrgimi pėrpara gjyqit i autorit manipulator, Orhan Pamuk ka ngritur nė qarqet e BE-sė. Nė vallen raciste kundėr hyrjes sė Turqisė nė BE sot janė reshtuar disa nga figurat mė regresive tė kontinentin plak. Ato nisin qė me ish-ushtarin nazist – tė kthyer nė Papė, Benediktin XVI, te kryetarja e demokristjanėve gjermanė Anxhela Merkel, te ministri i brendshėm francez Nikola Sarkozi dhe arkitekti i kushtetutės sė refuzuar tė BE-sė, Giscard de’Estain.

 

Por edhe pse me ndėrhyrjen agresive amerikane dhe britanike, Ankaraja morri go-aheadin disa ditė mė parė, asaj do i duhen tė presė 10 deri nė 15 vite mė shumė nė dyert e Evropės, pas njė udhėtimi tė mundimshėm 40 vjeēar. Pas kalimit tė testit tė Luksemburgut, Turqisė do i duhet tė pėrmbushė 35 kapituj kontratash marrėveshjesh me perandorinė e Brukselit, duke patur nė ēdo hap aprovimin e 25-shes. Edhe pse Turqia ka qėnė ‘anėtar – shok’ i Tregut tė Pėrbashkėt qė nė vitin 1963, ajo humbi shansin pėr tu bashkuar me tė nė vitin 1978 kur u ftua tė bėj kėshtu sėbashku me Greqinė. Ankaraja qė frikėsohej nėse do tė ishte e aftė pėr tė pėrmbushur kriteret e BE-sė do tė trokiste nė dyert e saj nė Prill tė 1987-ės, pėr t’u njohur si kandidate nė dhjetor 1999.

 

Njė arsyet pse evropjanėt kontinentalė refuzojnė ‘en-masse’ hyrjen e Turqisė nė BE lidhet me historitė e gjata tė konflikteve ndėrmjet Kristiandomit tė Evropės Perėndimore dhe Dar-al-Islamit tė Evropės Juglindore. Edhe pse Evropa e Krishterė ka kryer krime tė paimagjinueshme kundėr afrikanėve dhe popujve tė Azisė nga shekujt e XV deri nė tė XX-in, ata nuk kanė arritur kurrė qė tė falin turqit pėr fitoret qė ata kanė korrur nė Evropė nė kėto 8 shekujt e fundit. Marshi i turqve nga malet Altai nė Azinė Qendrore, drejt Kristiandomit Evropjan ka vazhduar i pandėrprerė nė 1000 vitet e fundit. Pasi pranuan islamin me tė cilin erdhėn nė kontakt ndėrsa ishin nė Lindjen e Mesme, turqit, tė inspiruar nga mesazhi i Muhamedit, pėrmbushėn profetėsinė islamike duke shkatėrruar Perandorinė Bizantine dhe ēuar Islamin nė kryeqytetin e saj, Kostandinopojė. Shndėrrimi i Kostandinopojės nė Stamboll nga sulltan Mehmet Fatihu II do tė shkatėrronte njėherė e pėrgjithmonė dominancėn e kristjanizmit nė Afrikė dhe nė Azi, dhe rezikojė ekzistencėn e tij nė Evropėn Juglindore. Njė shekull pas ēlirimit tė Kostandinopojės, avancimi turk drejt Evropės do tė arrinte kulmin, kur sulltan Sulejmani i Mrekullueshėm me kryevezirin Damat Ibrahim Pasha pasi pushtuan Hungarinė u lėshuan drejt Vjenės pėr tė marrė ‘kizil elman’ (mollėn e kuqe). Memoritė e turkut triumfues shkaktojnė nė mendjen evropjane histeri, qė vetėm terroristėt modernė dinė t’i shpjegojnė.

 

Konfliktet e Evropės me Turqinė kanė vazhduar edhe nė ditėt e Republikės Turke. Gjatė luftės pėr pavarėsi, turqit nėn udhėheqjen e Mustafa Qemal Ataturkut dėrmuan bandat greke, britanike, franceze, italiane dhe australiane nė dyert e Stambollit. Nė kundėrshtim me arabėt tė cilėt i prenė nė besė osmanėt dhe u bashkuan me Laurencin e Arabisė pėr tė ndihmuar francezėt dhe britanikėt, tė cilėt i kolonizuan mė pas, turqit nė betejėn e famshme tė Ēanakalesė (apo Galipolit) i rrėfyen Evropės shpirtin e pamposhtur turk. Edhe pas krijimit tė republikės nė 1923, turqit i qėndruan besnik, pėr pjesėn mė tė madhe tė shekullit tė XX-tė ndėrtimit tė njė shteti tipik ushtarak, sipas traditės sė tyre tė lashtė. Nė kundėrshtim me Evropėn e cila ėshtė zhytur nė botėn e qejfeve dhe degjenerimit moral, turqit kanė ruajtur fizioniminė e tyre kombėtare dhe natyrėn militante tė racės qė ata pėrfaqėsojnė. Turqia sot gėzon popullatėn mė tė re tė Evropės, dhe ushtrinė mė tė fuqishme tė saj.

 

Si pasojė e histerisė anti – turke, shumė qarqe nė Evropė kanė toleruar masakrat nė Bosnje, Kosovė, Shqipėri, Greqi dhe Bullgari qė janė bėrė kundėr muslimanėve ballkanas nė 100 vitet e fundit. Inati ndaj fitores turke, mban sot Shqipėrinė dhe Bosnjen jashtė BE-sė, ndėrsa lejon Slloveninė katolike, nė kryeqytetin e tė cilės xhamitė ndalohen me ligj, tė bėhet pjesė e BE-sė. Ndėrsa nė Slloveni, Greqi dhe Italinė e Veriut muslimanėt ndalohen tė falen publikisht apo ndėrtojnė xhami, qarqet fondamentaliste perėndimore lehin papushim pėr ‘mungesėn e lirisė fetare’ nė Arabinė Saudite apo pėr tė drejtat e cėnuara ndaj kurdėve nė Turqi. Kėto janė standartet dyfishe tė kristiandomit, i cili ndėrsa turqve i kėrkon tė njohin gjenocidin armen, vetė refuzon tė njohė gjenocidin ēam nė Greqinė Veriore, dhe pret me krah hapur nė Bruksel presidentin grek Simitis i cili deklaron se tokat greke nė Qipro dhe Epir, janė nėn pushtimin shqiptaro – turk.

 

Hipokrizia kristjane e Evropės shihet edhe nė mėnyrėn sesi disa politikanė nė BE trajtojnė Turqinė. Ndėrsa BE-ja Qipron Greke e cila qėndron vetėm 60 km nė jug tė bregdetit turk, dhe 100 km nė lindje tė Sirisė, e trajton si pjesė tė saj, Turqinė e quan aziatike. Edhe pse Stambolli ėshtė qyteti mė i madh i Evropės tė cilin Bonaparti ėndėrronte ta kthejė nė kryeqytetin e Evropės sė Bashkuar, dhe rrėnojat e tij mbajnė mė shumė histori evropjane sesa mund tė ketė e gjithė Hollanda, Turqia, sėrisht shihet si pjesė e huaj e BE-sė. Shumė zėra nė perėndim pretendojnė se Turqia nuk ndan kulturė me Evropėn. Megjithatė etėrit e qytetėrimit greko – roman siē edhe Homeri ishte, kanė lindur nė Smyrnian e lashtė apo Izmirin e sotėm. Nė tokat e Turqisė kanė jetuar edhe Thalesi, Anaksimendri dhe Anaksimenesi, etėrit e filozofisė sė Platonit dhe Aristotelit. Nė tokat e Turqisė janė zhvilluar qytetėrimet proto-evropjane tė hitive, galatianėve, cilicianėve, kapadokiasve dhe me radhė. Nė tokat e Turqisė ėshtė ngritur edhe Troja e Lashtė, pas shkatėrrimit tė tė cilės, Enea me fiset e mundura trojane, marshoi drejt Italisė pėr t’i dhėnė lindje qytetėrimit roman. Nė Turqi i ka rrėnjėt edhe kristjanizmi trinitar roman i cili u largua nga mėsimet origjinale tė Isusit, me koncilet qė u mbajtėn nė Kalkedoni, Nikomedia dhe Nikea. Nė Antiok, apo Antakian e sotme Shėn Pjetri mbajti meshėn e parė ku besimtarėt hebrenjė tė Krishtit u njohėn si kristjanė. Aty kaloi edhe rabini Saul i vetėmėruar Paul, i cili sektin kristjan tė hebrejve, pėrkundėr mėsimeve tė Krishtit, i’a predikoi romakėve.

 

Pranimi i futjes sė Turqisė si anėtare me tė drejta tė plota nė BE nė datėn 3 Tetor 2005, nga disa qarqe nė Evropė ėshtė parė si njė pėrpjekje e butė e perėndimit pėr tė orkestuar ndryshime regjimesh nė Lindjen e Mesme. Nė shkrimin ‘Regime change, European-style, is a measure of our civilisation’ tė botuar nė gazetėn ‘The Guardian’ autorja britanike Madeleine Bunting justifikon hyrjen e Turqisė nė BE nėn prizmin e imperializmit dhe barrės sė njeriut tė bardhė pėr tė orkestruar ‘ndryshime regjimi’ nė botė. Edhe pse autorja denoncon tanket dhe raketat qė administrata Bush pėrdor pėr tė sjellė kukullat e tij nė Lindjen e Mesme, ajo mbron mėnyrėn evropjane tė ‘ndryshimit tė regjimit’ nėpėrmjet goditjes me ‘80,000 faqe dhe rregulla qė shkojnė nga trajtimi i impjanteve tė ujrave tė zeza e deri nė trajtimin e minoritetit kurd’ qė BE-ja i imponon Turqisė. Entuziazmi i autores britanike pėr hyrjen e Turqisė nė BE, pėrveē toneve imperialiste ka edhe dėshira tė sinqerta qė shumė mendje tė ndritura do tė donin tė shohin nė Evropė. Dhe ai ėshtė ndalimin e kthimit tė Evropės nė njė klub kristjanėsh. Me idenė e dytė tė Bunting-ut lumturohen nė veēanti muslimanėt e Evropės, tė cilėt, qė nga Tirana e deri nė Sarajevė frikėsohen kur mendojnė se ēdo tė sjellė pėr ta e ardhmja, nėse vėllai i tyre turk refuzohet tė hyjė nė BE-nė qė disa njerėz, si Ismail Kadare apo Maks Velo nė Tiranė duan ta shohin si geto kristjane. Fjalimin mė kuptimplotė pėr futjen e Turqisė nė Evropė, e ka perifrazuar komisioneri i saj i jashtėm, britaniku Kris Patten, i cili me hyrjen e Turqisė nė Evropė sheh misionin historik tė shekullit tė XXI-tė i cili ėshtė pajtimi i Islamit me Krishtėrimin, siē edhe shekulli i XX-tė shėrbeu pėr tė pajtuar Francėn me Gjermaninė.

 

Megjithatė testet qė BE-ja do tė vendosė pėrpara Turqisė janė tė vėshtira pėr t’u kapėrdirė. Ato variojnė qė nga kėrkesat e BE-sė qė Turqia tė njohė Qipron e pushtuar nga grekėt, nė pranimin e gjenocidit tė paprovuar armen etj. Tė pėrballur me shantazhet e njė pas njėshme qė Brukseli lėshon kundėr Ankarasė, nė vitin e kaluar 70% e turqve kishin arritur idenė e refuzimit pėr t’u bashkuar me BE-nė. Partitė opozitare turke si Partia Popullore Republikane (CHP), apo ato tė krahut tė djathtė si Partia e Rrugės sė Drejtė (DYP) dhe Partia Mėmėdheu (ANAP) refuzojnė tė pėrulen pėrpara diktateve tė Evropės dhe kėrkojnė ndėrprerjen e negociatave.

 

Megjithatė, pala e cila ėshtė mė e interesuar nė Turqi pėr anėtarėsimin e vendit nė BE ėshtė partia nė pushtet, AKP-ja – apo Partia pėr Drejtėsi dhe Zhvillim. Anėtarėt e kėsaj partie qė nė vitin 1994 ishin pjesė e Partisė Islamike tė Refah-ut tė Erbakanit, thėrrisnin pėr kthim tė Turqisė nė kohėt e arta osmane dhe ndarje nga perėndimi. Ministri i Jashtėm turk, Abdullah Gul nė vitin 1994 deklaronte se "Turqia nuk duhet tė bashkohet me BE-nė. Shikoni njė qytet evropjan dhe shihni Stambollin. Ai nuk ėshtė qytet kristjan." Ndėrsa disa vite me herėt, kryeministri i sotėm, Erdogan, nė mitingjet publike recitonte poezi ku thuhej "Minaretė janė bajonetat tona, kubetė janė helmetat tona, xhamitė barrakat tona, ndėrsa besimtarėt ushtarėt tanė."

 

Kėta persona qė vetėm 10 vite mė parė shiheshin me frikė nė perėndim sot janė kthyer nė kampionė tė modernizmit dhe kėrkesės pėr tė futur Turqinė nė BE. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan deklaron se Evropa me futjen apo refuzimin e Turqisė nė BE, nuk i bėn nder Turqisė, por i jep shansin vetes ‘ose tė tregojė pjekuri dhe kthehet nė fuqi globale, ose tė pėrfundojė nė njė klub kristjan." Kthimi nė besimtarė tė integrimit me BE-nė nga ish-islamistėt turq u pa qartė kur ministri i jashtėm Abdullah Gul, pasi morri ‘fermanin’ e pranimin si anėtarė me tė drejta tė plota nga Luksemburgu, doli nė televizionin kombėtar dhe deklaroi: ‘Me lejen e Allahut kemi arritur marrėveshje.”

 

Arsyeja kryesore qė shtyn AKP-nė tė kėrkojė hyrjen e Turqisė nė BE lidhet me dėshirėn qė popullatat turke kanė pėr tė ndėrtuar njė vend mė tė mirė. Gjeneralėt e Forcave tė Armatosur Turke, apo pashallarėt siē ata njihen nė popull, kanė ndėrhyrė nė mėnyrė tė vazhdueshme nė jetėn politike tė vendit qė nga viti 1960. Ata kanė detyruar njė seri kryeministrash dhe qeverishė tė japin dorėheqje, siē ishte edhe rasti mė i fundėm me kryeministrin Erbakan nė 1997. Edhe pse armata pėr Turqinė ėshtė garancia mė e mirė qė vendi ka patur dhe ka pėr ruajtjen e sovranitetit, ndėrhyrjet e saj nė politikė, historianėve tė Perandorisė Osmane i kujtojnė kohėt e sulltan Selimit III dhe Mahmudit II. Si atėherė me jeniēerėt, edhe sot, ushtria turke shpesh ėshtė kthyer nė faktor stagnacioni pėr arritjet e vendit. Ashtu si me sulltan Selimin III i cili kur kėrkonte tė modernizojė vendin, i duhej tė pėrballej me dhunėn e jeniēerėve, edhe jeta politike dhe kulturore nė Turqinė e 50 viteve tė fundit ėshtė bėrė pre e kėrcėnimeve tė brahmanėve ushtarakė. Duke mėsuar nga historia e Selimit III, tė cilit nė kohėt moderne i ngjason tragjedia e Erbakanit, qeverija e re turke, ka vendosur tė lozė sulltan Mahmutin II me jeniēerėt, pėrpara se tė shpalli Tanzimatin e nevojshėm qė shtetit turk i nevojitet sot.

 

Pėr arsyen e mėsipėrme, qeverija e AKP-sė ėshtė duke shfrytėzuar hyrjen nė BE pėr tė modernizuar dhe demokratizuar vendin. Ashtu si Mahmuti II qė krijoi ‘Nizam i Xhedidin’ dhe largoi me takt jeniēerėt nga jeta politike e vendit, AKP-ja po pėrdor kriteret e Kopenhagenit pėr tė larguar ndikimin e Forcave tė Armatosura nga politika nė vend. Megjithatė tanzimati qė qeveria e Ankarasė po i jep Republikės Turke dhe principeve tė shenjtėrizuara tė Qemalizmit, shkaktojnė shumė nervozizėm nė qarqet ushtarake dhe qemaliste nė vend. Tė drejtat qė qeveria aktuale po i jep kurdėve, alevive dhe minoriteteve tė tjera, herė pas here shkaktojnė sherrnaja tė fuqishme mediatike nė njė vend ku sipas principeve ataturkiste gjithėkush duhet tė jetė turk, shekullarist dhe modern. Duke qėnė se udhėheqėsia e sotme turke vjen nga zonat konservative tė Anadollit, klasa e bardhė sunduese e Stambollit, pasardhėse e devshirmeve ballkanas, ndjehet sikur po humb betejėn e saj historike pėrballė sukseseve qė anadollasit e AKP-sė po arrijnė me mitin e Evropės, tė cilin, ata kanė parė si tė tyren nė kėto 500 vitet e fundit.

 

Megjithatė, AKP-ja nuk ėshtė i vetmi kamp qė ėshtė i interesuar tė pėrfitojė nga futja e Turqisė nė BE. Kampi mė i interesuar i parjes sė Turqisė nė BE ėshtė vetė perėndimi. Edhe pse qarqet mė reaksionare tė kontinentit plak kanė dėshmuar papjekurinė e tyre nė ditėt e fundit, politikėbėrėsit e mėdhenjė tė perėndimit po dėshmojnė gjithmonė e mė tepėr se kanė nevojė pėr Turqinė. Presionet qė amerikanėt ushtruan kundėr Austrisė nė 3 Tetor 2005 lidhen me pozitėn strategjike qė Turqia ka pėr Lindjen e Mesme. Turqia e cila gjatė ditėve tė Luftės sė Ftohtė njihej si aeroplanmbajtėsja e pavdekshme e NATO-s, sot pėrfaqėson partnerin mė tė rėndėsishėm tė perėndimit pėr tė dominuar orientin. Duke e kuptuar kėtė rėndėsi, mund tė kuptohet edhe arroganca qė udhėheqėsit turq tregojnė, kur Evropa nė vend tė kulaēit kėrkon t’ju ofrojė karrota. Si pėr t’i bėrė presion Evropės, qeveria e Ankarasė nė muajt e fundit ka forcuar ndjeshėm mardhėniet me hasmin e saj historik, Rusinė. Tė njėjtat lėvizje Ankaraja i ka bėrė edhe me Damaskun dhe Teheranin.

 

Rėndėsia qė Turqia ka pėr t’u mbajtur nė anėn e perėndimit, sot qė perėndimi ka nisur fushatėn e tij kolonizuese ndaj Lindjes sė Mesme u pa edhe nė fjalimin qė ministri i jashtėm britanik, Xhek Strau mbajti nė BE nė favor tė Turqisė. Tė njėjtėn gjė vėrtetoi edhe Javier Solana, i cili deklaroi se Evropa do tė korrė njė fitore tė madhe historike nėse arrin tė ketė nė anėn e saj 70 milion muslimanė.

 

Dhe me tė vėrtet, nė ditėt e reja tė imperializmit, qė njeriu i bardhė ka nisur nė Lindjen e Mesme, pėr tė ėshtė imperative qė nė anėn e tij, tė ketė rracėn militante tė maleve Altaike. Historia e 1300 viteve tė fundit nė Lindjen e Mesme ka vėrtetuar se vetėm dy raca kanė arritur ta dominojnė kėtė botė. Ata janė persianėt dhe turqit. Por kthimi i persinavė nė shi’itė nė shekullin e 16tė i ka lėnė turqit pa rivalė nė dominimin e Lindjes sė Mesme. Dhe pėr kėtė arsye qiejt e Evropės kanė nevojė pėr dritėn e gjysėmhėnes turke, me tė cilėn perėndimi mund tė lundrojė i qetė nė kohėt e vėshtira qė e presin pėrpara.